“E kam babën prokuror”, shteti vihet në lëvizje për gruan që kërcënoi kalimtaren

  • E.K /
  • 23 July 2022 - 13:07
“E kam babën prokuror”, shteti vihet në lëvizje për gruan që kërcënoi kalimtaren

Prokuroria Themelore e Prishtinës është deklaruar për videon ku një grua në Prishtinë dëgjohet duke e sharë e kërcënuar një kalimtare, të cilën për pak e goditi me veturë. E njëjta i kërkon kalimtares të largohet nga rruga, duke i thënë se e ka babain prokuror.

Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se Prokurori i Shtetit në koordinim me Policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme karshi këtij rasti”, ka thënë Ulaj për Express.

Nga Policia e Kosovës ende s’janë deklaruar për rastin.

Ndryshe, në videon e publikuar, shoferja dëgjohet duke e sharë kalimtaren, pasi kjo e fundit i kërkon që t’i kërkojë falje.

“Po ma thirr Policinë a? Babin e kom prokuror, ta q** nanën. Ma mirë e ki me ec se po ta q** nanën”, dëgjohet ajo duke thënë.

(Kosova Sot Online)