Shtetases gjermane i vidhen gjësende në bagazhin e veturës në Aeroportin e Prishtinës

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 10:06
Shtetases gjermane i vidhen gjësende në bagazhin e veturës në Aeroportin e Prishtinës

Një grua ka njoftuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhë gjësende nga bagazhi i veturës.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VJEDHJE E RËNDË/ANP-së,  Adem Jashari 24.07.2022 – 09:10. Viktima femër shqiptare shtetase e Gjermanisë ka raportuar se person-a  të panjohur nga bagazhi i veturës së saj i kanë vjedhur disa gjësende. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

(Kosova Sot Online)