Lexoni edhe:
Rasti TOKA emblemë e dështimit të turpshëm të drejtësisë në gjykimin e krimit të organizuar po shkon drejtë skenarit të përgatitur qëllimshëm për tu parashkruar!
Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri
Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrësve kosovar në bisedime pikërisht ky kundërshtim i Serbisë, “Të zhdukurit me dhunë”, duhet tu shërbejë që të jenë akoma më këmbëngulës dhe të kujdesshëm për të mos bërë asnjë lëshim që do të shkonte në llogari të politikës cioniste serbe në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në tendencat e saj meskine, për të mohuar se forcat e saj okupuese ushtarake dhe kriminale në Kosovë, paskan bërë krime!
-Dy datat e planifikuara më 14 dhe 19 korrik, për takim të nivelit të lartë para pushimeve të verës, në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiqi, kanë dështuar të realizohen,pikërisht për shkak se pala serbe në marrëveshjen për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur e të pa gjetur nuk ka pranuar që të futet formulimi “Të zhdukurit me dhunë”, term adekuat që nënkupton dhunën dhe gjenocidin e forcave të shtetit serb ndaj shqiptarëve të pambrojtur në Kosovë. Në këtë mënyrë, loja e Serbisë po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, me tendencën meskine për zbutje të terminologjisë së formulimit, mbi marrëveshjen e zbardhjes së fatit të personave të pa gjetur, me qëllimin e saj cinik, që ta zbehë sa më shumë përgjegjësinë për krimet dhe gjenocidin shtetëror të shkaktuara nga Serbia në Kosovë, në mënyrë që në rast të paraqitjes së padisë penale për krime lufte nga ana e Kosovës, edhe formulimin e marrëveshjes, Serbia ta përdorë si masë mbrojtëse.
Madje kundërshtimi i këtij formulimi, duket se do të përdoret nga pala serbe për të blerë kohë dhe zvarritur agjendën e dialogut për arritjen e marrëveshjes, duke i bërë kështu presion palës kosovare edhe për një kompromis "të vogël" por i madh në përmbajtje, nga i cili Serbia do të ketë një përfitim të jashtëzakonshëm jo vetëm në planin strategjik, politik e diplomatik, por edhe atë të ndjekjes penale nga drejtësia ndërkombëtare, me rastin e ngritjes nga Kosova të padisë për krim e gjenocid, kundër Serbisë fashiste. Prandaj Qeverisë së Kosovës dhe pjesëmarrësve kosovar në bisedime pikërisht ky kundërshtim i Serbisë, duhet tu shërbejë që të jenë akoma më këmbëngulës dhe të kujdesshëm për të mos bërë asnjë lëshim që do të shkonte në llogari të politikës cioniste serbe në planin e brendshëm dhe të jashtëm, në tendencat e saj meskine, për të mohuar se forcat e saj okupuese ushtarake dhe kriminale në Kosovë, paskan bërë krime!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".