Deputeti serb kërkon që seanca për Kosovën të mbahet në Graçanicë ose Mitrovicë

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 12:29
Deputeti serb kërkon që seanca për Kosovën të mbahet në Graçanicë ose Mitrovicë

Boshko Obradoviq, deputet serb ka kërkuar që seanca për Kosovën të mbahet në Kosovë, madje e ka përmendur edhe trillimin “metohi”.

Këtë kërkesë deputeti serb e ka bërë të hënën.

Këmbëngulë që seanca të mbahet në Kosovë, duke e përmendur Mitrovicën ose Graçanicën si njërën prej qyteteve ku synohet “të mbahet seanca”

“Do të ishte gjithashtu një mundësi unike që të 250 deputetët të dislokohen në atë mënyrë që të vizitojnë të gjitha pjesët e Kosovës dhe Metohisë dhe të shohin drejtpërdrejt se si jetojnë serbët dhe qytetarët e tjerë të Serbisë në Kosovë dhe Metohi”, ka thënë ai.

“Ata gjithashtu mund të vizitojnë një numër të madh të kishave, manastireve dhe monumenteve historike serbe, të cilat sigurisht do të mbuloheshin nga mediat vendase dhe ndërkombëtare me vëmendje të madhe”, tha Obradoviq, raporton Danas.

Kësisioj, sipas deputetit nëse seanca mbahet në Kosovë i dërgohet mesazh Parlamentit Evropian që kërkon njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

(Kosova Sot Online)