9 mijë e 240 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 26 July 2022 - 08:33
9 mijë e 240 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë ka pasur 582 raste të reja.

Krahasuar me ditët e kaluara, kjo shifër mund të konsiderohet e ulët, por jo kur krahasohet me numrin e personave që janë testuar, gjithsej 1233. Sipas kësaj, pozitiviteti i rasteve del të jetë 47,20 për qind.

Në 24 orët e fundit ka pasur një rast të vdekjes me COVID-19, ndërsa janë shëruar 635 persona dhe kështu numri i rasteve pozitive është 9,240.

Aktualisht numri i rasteve aktive ka arritur në 9 mijë e 240 raste.

Instituti i Shëndetit Publik vazhdimisht ka bërë thirrje për bartje të maskave në ambiente të mbyllura dhe vaksinim me dozën e tretë të vaksinës.

(Kosova Sot Online)