“Jam gati të vdes për Shqipërinë”/ Milaim Zeka reagon për deklaratën e Ilir Metës: Nuk ka nevojë të vdesësh

  • E.K /
  • 26 July 2022 - 10:30
“Jam gati të vdes për Shqipërinë”/ Milaim Zeka reagon për deklaratën e Ilir Metës: Nuk ka nevojë të vdesësh

Gazetari Milaim Zeka ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratës që bëri dje ish-Presidenti Ilir Meta se ishte gati të vdiste për Shqipërinë.

Zeka shkruan se për Shqipërinë nuk ka nevojë të cdesë njeti, por ka nevojë që të mos vidhet djersa e shqiptarëve.

“Ilir Meta: -Jam gati te vdes per Shqiperine

Per Shqiperine nuk ka nevoje me vdeke, po ka nevoje mos me vjedhe djersen e shqiptareve.

Hajde ma thoni se cili politikan nuk ka vjedhur, dhe nuk eshte pasuruar me parat e taksapaguesve te qytetareve shqipetar?

Ne gishta i numeron!

Betimi do duhej te ishte: -Jam gati mos me vjedhe Shqiperine!”, shkruan Milaim Zeka.

(Kosova Sot Online)