Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati mes dy kandidatëve për kryeministër

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 10:04
Moderatores i bie të fikët, ndërpritet debati mes dy kandidatëve për kryeministër

Debati i fundit midis Rishi Sunak dhe Liz Truss, dy kandidatëve për kryeministër në Mbretërinë e Bashkuar, është anuluar, pasi prezantueses i ra të fikët në transmetim.

Debati i Sun dhe TalkTV, i organizuar nga gazetarja Kate McCann, u ndal papritur në gjysmë. TalkTV tha se McCann ishte “mirë”, por se i ishte dhënë këshilla mjekësore që të mos vazhdonte.

Para se të ndalohej, debati i fundit televiziv midis dy kandidatëve kishte mbuluar taksat, gjendjen e sistemit shëndetësor dhe rritjen e kostove të jetesës.

(Kosova Sot Online)