Arrestohet një person në Pejë, futet në sheshin e qytetit me veturë

  • E.K /
  • 27 July 2022 - 11:36
Arrestohet një person në Pejë, futet në sheshin e qytetit me veturë

Një person është arrestuar në Sheshin “Skënderbeu” në Pejë, të martën në mesditë, pasi që me veturë është futur në shëtitoren e qytetit duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

‘’Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke manipuluar me veturë në shëtitoren e qytetit, ka rrezikuar qytetarët të cilët ishin duke lëvizur në atë lokacion. Lidhur me rastin, meqenëse vetura ka rezultuar e paregjistruar, e njëjta është dërguar në terminal doganor”, thuhet në raportin e policisë.

I dyshuari pasi është arrestuar me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)