Vajton profesori: Vajmedet për oborrin e Fakultetit të Filologjisë të UP-së

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 14:21
Vajton profesori: Vajmedet për oborrin e Fakultetit të Filologjisë të UP-së

Profesori, Muhamet Hamiti ka vajtuar për oborrim e Fakultetit të Filologjisë të UP-së, si pasojë e punimeve të parkingut.

Përmes një postimi në Facebook ai ka shkruar se është mëkat që Universiteti i Prishtinës nuk ia ka dalë ta bindte Komunën e Prishtinës që një projekt i tillë i keq të mos bëhej në kampusin e UP-së, në zemër të kryeqytetit.

Postimi i plotë:

Vajmedet për oborrin e Fakultetit të Filologjisë të UP-së!

Parkingu (garazhat) në oborrin e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë po kryhet.

Qe premtuar se oborri i Fakultetit, që ishte një park natyror efektivisht, do të restaurohej. Siç po duket, ndoshta siç e kanë menduar projektuesit/zbatuesit/përfituesit e projektit prej fillimit, kjo as që ka me ndodhë.

Pemët që ishin nxjerrë dhe thuhej se do të ruheshin e ktheheshin në vend janë tharë, siç shihet. Edhe po të mos thaheshin zor me e besue se do të qëndronin në shtresë të hollë dheu mbi shtresën e betonit. Farë bari apo shkurresh të imta edhe munden.

Është mëkat që Universiteti i Prishtinës nuk ia ka dalë ta bindte Komunën e Prishtinës që një projekt i tillë i keq të mos bëhej në kampusin e UP-së, në zemër të kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)