Joe Biden iu drejtohet shqiptarëve me video: Me ju edhe në rrugën drejt BE-së

  • E.K /
  • 28 July 2022 - 15:19
Joe Biden iu drejtohet shqiptarëve me video: Me ju edhe në rrugën drejt BE-së

Presidenti amerikan Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në një event që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndër të tjera Biden solli në vëmendje ndihëm që Shqipëria po i jep Ukrainës në luftën kundër Rusisë apo edhe strehimin e afganëve përgjatë viteve të luftës.

Presidenti amerikan u premtoi shqiptarëve se SHBA do të jetë me ta edhe në rrugën e tyre drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalimit të saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim tregoi edhe letrën e George.W. Bush, dërguar shqiptarëve në këtë ditë që shënon 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. 

(Kosova Sot Online)