Përparim Rama jep një superlajm për kryeqytetin

  • E.K /
  • 29 July 2022 - 13:28
Përparim Rama jep një superlajm për kryeqytetin

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka dhënë një lajm fantastik për kryeqytetin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka dhënë hollësi se për cfarë bëhet fjalë.

Postimi i plotë:

Objekti i KINO RINIA i rikthehet në menaxhim Kryeqytetit pas shumë vitesh.

Pas një pune disa mujore të Drejtorisë së Pronës, e cila ka siguruar dokumentacionin dhe ka bërë verifikimin e tij, Agjencia Kosovare e Privatizimit në mbledhjen e djeshme të Bordit ka votuar pro kërkesës së Komunës së Prishtinës për rikthimin e Kino Rinisë nën menaxhimin tonë.

Kjo, pasi kemi vërtetuar nga Arkivat Komunale e Ndërkomunale që ky objekt është pronë e Komunës së Prishtinës, dhe se deri tash, padrejtësisht është menaxhuar si ndërmarrje shoqërore nga AKP.

LINKU

E falenderoj shumë Drejtoren e Pronës, Doruntinë Maloku dhe gjithë stafin për përkushtimin disa mujor për kthimin e KINO RINISË në menaxhimin tonë. Javën tjetër menjëherë do të nisim me planin e rigjenerimit të një prej ikonave të kryeqytetit.

(Kosova Sot Online)