“Supermenët” që janë të gatshëm edhe për vetëflijim në rrugët e Fushë Kosovës dhe të Prishtinës!!

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 10:59
“Supermenët” që janë të gatshëm edhe për vetëflijim në rrugët e Fushë Kosovës dhe të Prishtinës!!

Në përpjekje për të parandaluar aksidente e shpeshta në trafik, e ku po e pësojnë  kryesisht këmbësorët e pakujdesshëm , në komunën e Fushë Kosovës ka kohë që në ato pjesë ku është i ndaluar kalimi i rrugës pe shenja të lejuara, janë vendosur edhe grilat metalike që pamundësojnë kalimet e tilla të pa rregullta përgjatë rrugëve, që befasojnë drejtuesit e automjeteve dhe përfundojnë me fatalitet.

Mirëpo edhe kjo përpjekje pozitive duket se nuk do të jetë shumë efektive, qytetarët e pa përgjegjshëm e të pakujdesshëm që nuk mendojnë shumë për rrezikun që ju kanoset thyejnë edhe “muret e hekurta”. Këtë më së miri e dëshmon fotoja e shkrepur në një lagje të fushë Kosovës ky një qytetar thyen  grilat dhe del në rrugën me rrezik!

(Kosova Sot Online)