Pavarësisht paralajmërimeve të Xi e Biden, Pelosi do të shkojë në Tajvan – pse është e rrezikshme kjo vizitë

  • S.A /
  • 02 August 2022 - 12:15
Pavarësisht paralajmërimeve të Xi e Biden, Pelosi do të shkojë në Tajvan – pse është e rrezikshme kjo vizitë

Nancy Pelosi ka planifikuar të udhëtojë në Tajvan këtë javë, sipas një zyrtari të kongresit dhe një zyrtari tajvanez. Vizita do ta bënte atë zyrtaren më të lartë amerikane që vizitoi ishullin.

Planet e udhëtimit të Pelosit, të cilat mbeten zyrtarisht të pakonfirmuara, kanë qenë subjekt i retorikës luftarake nga Kina gjatë javëve të fundit, duke përfshirë deklaratat se avioni i saj mund të rrëzohej.

Zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin ditët e fundit se kërcënimet luftarake të Kinës kundër Pelosit janë thjesht një taktikë frikësuese, tha zyrtari i Kongresit. Ndërkohë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të hënën paralajmëroi Kinën kundër reagimit të tepruar ndaj vizitës së Pelosit dhe ripohoi angazhimin e SHBA ndaj të ashtuquajturës politikë “Një Kinë”.

“Nuk ka asnjë arsye që Pekini ta kthejë një vizitë të mundshme, në përputhje me politikën e kahershme të SHBA-së, në një lloj krize apo konflikti”, tha Kirby, duke vënë në dukje se anëtarët e Kongresit kanë udhëtuar në ishull edhe në fillim të këtij viti.

Ndwrkohw disa anije luftarake janë tashmë në detet e Kinës Jugore dhe Kinës Lindore. Kirby paralajmëroi se Kina mund të lëshojë raketa në ngushticën e Tajvanit, gjë që Pekini nuk e ka bërë për një çerek shekulli.

Këshilltarët e sigurisë kombëtare dhe ushtarake të presidentit Joe Biden e kishin paralajmëruar Pelosin kundër vizitës, raportoi më parë POLITICO, duke pasur parasysh tensionet e rritura midis Uashingtonit dhe Pekinit. Në një telefonatë javën e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi Biden se, kur bëhet fjalë për Tajvanin, “ata që luajnë me zjarrin përfundimisht do të digjen”.

Pekini e sheh Tajvanin si një pjesë të pandashme të Kinës dhe e ka kundërshtuar fuqishëm atë që e sheh si ndërhyrje të SHBA-së në punët e brendshme.

Ndërkohë, në Uashington, frika është rritur muajt e fundit se Xi planifikon të pushtojë ishullin. SHBA-ja ka ruajtur politikën e saj “Një Kinë” dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Tajvanin, por ka pohuar të drejtën e Taipeit për vetëmbrojtje dhe ka dërguar armë me vlerë miliarda dollarë për të rritur arsenalin e saj.

Pelosi ishte në Singapor të hënën dhe ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë gjatë udhëtimit nw Azi.

Zyra e saj ka refuzuar të konfirmojë udhëtimet e saj në Tajvan, duke përmendur rreziqet e sigurisë. Gjatë javëve të fundit, përplasja midis Pelosit dhe administratës Biden për planet e saj të udhëtimit është përhapur në opinionin publik. Vetë Biden kishte thënë se ushtria “mendon se nuk është një ide e mirë tani” që Pelosi të udhëtojë në ishull.

(Kosova Sot Online )