OKB: 5327 civilë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e luftës

  • S.A /
  • 02 August 2022 - 12:34
OKB: 5327 civilë të vrarë në Ukrainë që nga nisja e luftës

Të paktën 5327 civilë kanë humbur jetën dhe 7257 janë plagosur në Ukrainë që nga pushtimi i trupave ruse. Lajmi u dha nga Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke nënvizuar se “shumica e vdekjeve u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese”.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së beson se shifrat aktuale janë dukshëm më të larta për shkak të faktit se marrja e informacionit nga disa vende ku luftimet intensive janë duke vazhduar është vonuar./A2CNN

(Kosova Sot Online )