Gjenden bimë narkotike në një arë në Vushtrri, Policia thotë se ato u rritën vetë

  • G.G /
  • 02 August 2022 - 15:30
Gjenden bimë narkotike në një arë në Vushtrri, Policia thotë se ato u rritën vetë

Policia ka njoftuar se është raportuar se në një arë apo djerrinë janë disa bimë, që dyshohet se janë narkotike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ku kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit kabanis sativa.

Në raportin 24-orësh thuhet se  këto bimë dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.

Raporti i plotë:

KULTIVIM I NARKOTIKËVE

Rr. Viciana, Vushtrri 01.08.2022 – 13:00. Është raportuar se në një arë/djerrinë janë disa bimë të cilat dyshohen se janë bimë narkotike. Njësitë përkatëse policore kanë dalur në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë vërejtur se disa bimë mund të jenë të llojit Kanabis Sativa të cilat dyshohet se janë zhvilluar pa përkujdesjen e askujt. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandimin të së cilit bimët janë asgjësuar.

(Kosova Sot Online)