![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe
![Ujësjellësi “Prishtina” vazhdon t’i shkyçë bizneset që kanë borxhe](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/03/auto_KRU-Prishtina-600x3601659517693.png)
Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” ka njoftuar se po vazhdon edhe të mërkurën shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë fatura të papaguara.
Sipas njoftimit, borxhi total i bizneseve është mbi 7 milionë euro.
“Vazhdojmë me shkyçjen nga shërbimi i furnizimit me ujë të pijshëm për të gjitha bizneset që kanë një faturë e më shumë të papaguara për ujë dhe kanalizim. Ua kujtojmë që, borxhi total i bizneseve për shërbime të ujit është mbi 7 milion euro. Nxitoni dhe paguani borxhin ndaj KRU” Prishtina” , evitoni shkyçjen dhe koston shtesë për shkyçje dhe rikyçje!”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)