Abazoviq: Jam i gatshëm të shkojë në shtëpi, por jo ta mbajë vendin peng

  • G.G /
  • 03 August 2022 - 12:22
Abazoviq: Jam i gatshëm të shkojë në shtëpi, por jo ta mbajë vendin peng

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i gatshëm të shkojë në shtëpi, por jo ta mbajë vendin peng.

Kjo pasi ka nisur iniciativa për rrëzimin e tij nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kishën Ortodokse Serbe.

Kryeministri Abazovic tha se është një ditë e trishtuar për të gjithë ata që duan të jetojnë në të kaluarën, por një ditë e bukur për ata që duan të mbyllin çështjet e së kaluarës në mënyrë demokratike, raporton Vijesti.

“Duhet të ishte nënshkruar marrëveshja bazë që të vinte nga një shumicë prej 54 apo 49 dhe konsensus të plotë. E kam njoftuar një muaj më parë. Tani të gjithë do të kemi mundësinë në Parlament të votojmë për çështjet europiane”, ka thënë Abazoviq.

Partia e Milo Gjukanoviqit menjëherë ka nisur protestat, pasi sipas tyre kjo marrëveshje e rrezikon kombin e Malit të Zi. 

(Kosova Sot Online)