Vritet një burrë në Lipjan, plagosen dy të tjerë

  • S.A /
  • 06 August 2022 - 08:46
Vritet një burrë në Lipjan, plagosen dy të tjerë

Një vrasje ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan, ku një person është qëlluar për vdekje

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

“VRASJE  E RËNDË & LËNDIM I RËNDË TRUPOR-Rr. L. Prizrenit, Lipjan 05.08.2022-23:40.  Është raportuar se pas një konflikti verbal dhe fizik, dy të dyshuar meshkuj kosovarë kanë qëlluar me armë zjarri tre viktima meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëri prej tyre duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku si prova materiale janë sekuestruar, tri gëzhoja, një predhë dhe një fragment metali.  Dy të dyshuarit gjenden në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online )