Veteranët e UÇK-s i shpallin luftë Qeverisë Kurti

  • Gani Qarri /
  • 09 August 2022 - 06:53
Veteranët e UÇK-s i shpallin luftë Qeverisë Kurti

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Për habi të qytetarëve të Kosovës, plani i organizimit të protestave me kërkesat për ndryshime në Qeveri, është vërtetuar së fundi edhe nga vet i ashtuquajturi “Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve”, Xhavit Jashari, i cili thotë se do të dalin për të protestuar në numër shumë më masiv se herët e kaluara para Kuvendit të Kosovës, se gjoja Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po përfshihen në projektligjin e rritjes së pagës minimale.

-Siç dihet nga mbarë opinioni publik, pas protestës së dytë të veteranëve, në muajin qershor, në mesin e përfaqësuesve të kësaj organizate, nga njerëz si Xhavit Jashari e Faton Klinaku fatkeqësisht ishin futur edhe ish të burgosur për haraq si i dënuari me burgim Bajram Mehmeti, të cilët megjithatë u pritën nga vet kryeministri Albin Kurti. Madje përkundër përfaqësimit të Veteranëve me ish persona të dënuar për haraç e krim të organizuar, kryeministri kishte propozuar hartimin e një ligji të ri, për veteranët dhe nisjen e procesit të vlerësimit dhe verifikimit të pjesëmarrësve të luftës, por edhe kjo kundërshtohet hapur nga Xhavit Jashari, me arsyetimin banal se asnjë verifikim nuk mund të bëhet pa përfunduar procesi gjyqësor për veteranët, i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit. Kështu që, krahas problemeve të vazhdueshme që po krijon Serbia dhe bandat e saj kriminale në Veri të Kosovës, njëkohësisht individ dhe grupacione të dyshimta politike, me mbështetjen e partive të inkriminuara në opozitë, po planifikojnë që gjatë këtyre pushimeve të verës, ti instrumentalizojnë dhe keqpërdorin edhe Veteranët e luftës, për krijimin e sa më shumë problemeve dhe vështirësive për shtetin e Kosovës.

Për aq më tepër, pikërisht përmes kësaj organizate, partitë e inkriminuara opozitare, kanë planifikuar ta sulmojnë edhe Qeverinë aktuale, duke organizuar protesta sa më masive, me planin për ta destabilizuar dhe eventualisht edhe rrëzuar Qeverinë Kurti-2, për kinse, mos përfshirjen e veteranëve ne ligjin për ngritjen e pagave, me gjithë ofertën që vet Qeveria u ka dërguar veteranëve, për zgjidhjen afatgjate të probleme të tyre. Për habi të qytetarëve të Kosovës, plani i organizimit të protestave me kërkesat për ndryshime në Qeveri, është vërtetuar së fundi edhe nga vet i ashtuquajturi “Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve”, Xhavit Jashari, i cili thotë se do të dalin për të protestuar në numër shumë më masiv se herët e kaluara para Kuvendit të Kosovës, se gjoja Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk po përfshihen në projektligjin e rritjes së pagës minimale.

Dhe sikur mos të mjaftonin marifetet e Xh. Jasharit të kooketuara ngushtë dhe në sinkron me opozitën e inkriminuar, ai deklaron se do ta kundërshtojnë edhe miratimin e projektligjit në lexim të dytë, i cili tanimë ka kaluar leximin e parë duke kërcënuar publikisht, se nuk do të mbajnë përgjegjësi edhe nëse protesta do të dalë jashtë kontrollit dhe ndodhë më e keqja. Xh.Jashari, në emër të veteranëve, shpalos edhe qëndrimet e tij radikale politike, duke kërkuar edhe shkarkime ministrash, si Hekuran Murati e Donika Gërvalla, të cilët sipas tij, kryeministri Kurti nuk guxuaka ti mbajë në qeveri, sepse gjoja sipas Xh. Jasharit, ata qenkan deklaruar kundër vlerave të luftës, pa sqaruar se nga kush ka marrë autorizim Xhavit Jashari, të vendos se kush guxon e kush jo, të jetë edhe ministër i Qeverisë së Kosovës, të votuar nga populli!

Madje i njëjti njeri i njohur si “Kryetar i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve”, Xh. Jashari, shkon deri atje sa edhe kërcënon në emër të veteranëve, se do të insistojnë që Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla të mos jenë pjesë e qeverisë dhe institucioneve, duke paralajmëruar edhe protesta të dhunshme në momentin që ligji dërgohet për miratim në leximin e dytë pa plotësimin e kërkesave të tyre, në kohën kur njerëz si Xh.Jashari po mbështeten hapur dhe me të madhe, edhe me “infuzione” masive qëllimkëqija nga subjektet e inkriminuara politike opozitare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".