Postieri në Obiliq inskenon grabitjen e parave, por e pëson nga policia

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 12:29
Postieri në Obiliq inskenon grabitjen e parave, por e pëson nga policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se një punëtor i një poste, ka inskenuar rastin se i janë grabitur para nga persona të armatosur. I njëjti më pas është arrestuar nga Policia e Kosovës. “Betimi për Drejtësi”.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Mazgit të Obiliqit, dje rreth orës 09:26.

Sipas raportit të PK-së, postieri ka raportuar se derisa ka qenë me veturë dy persona të panjohur, të maskuar, nën kërcënimin e armës, i kanë grabitur një shumë parash prej 970 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, pas hetimeve është vërtetuar se personi ka inskenuar rastin, ku i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si lajmërim i rrejshëm./ Betimi për Drejtësi/

(Kosova Sot Online )