Ukraina i kërkoi perëndimit t’ia ndalojë hyrjen rusëve, vjen reagimi i Kremlinit

  • S.A /
  • 09 August 2022 - 12:53
Ukraina i kërkoi perëndimit t’ia ndalojë hyrjen rusëve, vjen reagimi i Kremlinit

“Irracionale është kërkesa për të izoluar rusët”, kështu ka reaguar Kremlini pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar nga perëndimi që të ndalojë hyrjen në atë hapësirë gjeografike për të gjithë rusët, pa dallim. Kjo si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, ku lufta po vazhdon – që nga 24 shkurti.

Por Rusia beson se një gjë e tillë nuk ka gjasa të ndodh, është shprehur  Dmitry Peskov, zëdhënës rus, raporton Sky news.

“Irracionaliteti i të menduarit të tij në këtë rast është jashtë çdo norme. Kjo mund të shihet jashtëzakonisht negativisht. Çdo përpjekje për të izoluar Rusinë apo rusët është një proces që nuk ka perspektivë”, ka thënë ai.

Më parë presidenti i Ukrainës i kishte kërkuar Shqipërisë që ta ndalojë hyrjen në Shqipëri për turistët rusë. 

(Kosova Sot Online )