Lufta po na troket në derë, skenarin e njëjtë rus  kundër Ukrainës është duke e aplikuar edhe  Serbia kundër  Kosovës

  • 09 August 2022 - 18:23
Lufta po na troket në derë, skenarin e njëjtë rus  kundër Ukrainës është duke e aplikuar edhe  Serbia kundër  Kosovës

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

 

Duket se nga Rusia është porosia e qartë  ndaj Beogradit për të vepruar. Këtej duhet përfaqësuesit më të lartë të BE dhe vetë Sekretari i NATO-s të kenë të qartë se kush qëndron pas kriminelëve në Veri të Kosovës.  Skenari në Kosovë është i njëjtë si skenari me Ukrainën. Në Ukraine po bëhet luftë dhe në Kosovë me veprimet kriminele po përgatiten veprimet fashiste ushtarake serbe ndaj Republikës. Por, si ukrainasit, edhe shqiptaret do të mbrohen deri në  fund.

 

Qëndrimet e kundërta midis përfaqësueseve të BE-së dhe të NATO-s me SHBA-të po shfrytëzohen nga Serbia kundër Kosovës, sikurse që bëri Rusia në Ukrainë. Situata në Kosovë është duke u përkeqësuar dhe provokuar me skenarin rus në Ukrainë. Në emër të mbrojtjes gjoja të komunitetit rus në Ukrainë u armatosen rusët në Dobesk dhe Luhansk dhe mbi atë skenar u bë edhe invazion ushtarak në Ukrainë. Skenari i njëjtë është duke u aplikuar nga Serbia edhe në Kosovë. Në emër të ruajtjes gjoja të komunitetit serb në Veri të Kosovës  dhe në disa enklava u armatosën serbët në Veri dhe po bëjnë bllokime të rrugëve, shtinë me armë kundër Policisë së Kosovës dhe mbi këtë pikësynim priten veprime më të egra kriminale kundër shtetit të Kosovës. Z. J.Stoltenberg, pas bisedimit me kriminelin Vuçiq dhe Kryeministrin Kurti, deklaroi: "Të dyja palët duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog me ndërmjetësimin e BE-së dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet përmes diplomacisë. NATO-ja qëndron e gatshme të ndërhyj nëse rrezikohet stabiliteti bazuar në mandatin e saj të OKB-së". Ky deklarim është shumë i padrejtë. Kosova nuk e destabilizon shtetin e vetë, Republikën. Janë minoritarët shovenisto-serbomëdhenj që po e rrezikojnë shtetin e Kosovës. Këta janë organizuar dhe armatosur nga Serbia. Tamam si rusët në Ukrainën Lindore. Qëllimi është i njëjtë, ai i destabilimit të Kosovës me veprime kriminale dhe kështu të krijohet preteksti për të bërë agresion ushtarak ndaj Republikës. Kjo është situata. Z. Stoltenberg! Ju e dini këtë. Pse nuk intervenuat kur u bë bllokimini rrugëve në Veri! Pse nuk intervenuat kur kriminelët serb sulmuan me armë  Policinë e Kosovës? A nuk ka informacione NATO se kush po i armatosë  serbët në Kosovë! Ku është provokimi? Jo z.Stoltenberg! Provokimi i armatosur vjen nga Serbia. Kundër Beogradit duhet vepruar. Nuk mundë të futen me një thes kriminelët serb me organet legjitime të shtetit të Kosovës. Këtë e din mirë, z.Stoltenberg. Për fat të keq kësi mendimi ka edhe Josef Borel dhe Lajqak. Provokohet Kosova nga Serbia dhe nuk intervenojnë! Sulmohen organet e shtetit të Kosovës nga kriminelët serb dhe z.Borel nuk e tregon bazën e konfliktit, por e futë edhe Prishtinën në përgjegjësi si Beogradin. Kjo nuk e ka asnjë bazë. Është vetë krimineli Vuçic që i ka organizuar ekstremistët shovenist serb dhe i ka armatosur për të vepruar kundër Republikës. Në Beograd është përgjegjësia. Krejtë tjetër është qëndrimi i SHBA-ve. Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë,  z.Jeff Hovenier ka treguar se SHBA-të i mbështesin masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës për reciprocitet, që janë të bazuara në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2011. Me këtë del se kush është përgjegjës për gjendjen në Veri të Kosovës. Z.Hovenier për organizatorin e kriminalitetit të organizuar në Veri, kriminelin Milan Radojçiq, e quajti kriminel dhe të sanksionuar nga SHBA-të.

Ky dualizëm i qëndrimeve po e rrezikon Ballkanin. BE kërkohet të jetë e qartë në qëndrime. Beogradi po krijon gjendje lufte dhe po kërcënon. Për atë është armatosur me armë ruse dhe kineze. Po i shtynë   kriminelët me luftë. Duket se nga Rusia është porosia e qartë  ndaj Beogradit për të vepruar. Këtej duhet përfaqësuesit më të lartë të BE dhe vetë Sekretari i NATO-s të kenë të qartë se kush qëndron pas kriminelëve në Veri të Kosovës.  Skenari në Kosovë është i njëjtë si skenari me Ukrainën.

Në Ukraine po bëhet luftë dhe në Kosovë me veprimet kriminele po përgatiten veprimet fashiste ushtarake serbe ndaj Republikës.

Por, si ukrainasit, edhe shqiptaret do të mbrohen deri në fund. Rrugë tjetër nuk ka. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".