Dogana sekuestron 3.5 tonë pije joalkoolike të kontrabanduara nga Serbia

  • G.G /
  • 10 August 2022 - 10:39
Dogana sekuestron 3.5 tonë pije joalkoolike të kontrabanduara nga Serbia

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë 3600 litra pije joalkoolike kontrabandë. Malli ishte pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia.

Dogana  ka arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara.

I gjithë malli është sekuestruar, thuhet më tej në komunikatë.

“Prishtinë 10 gusht 2022. Njësitë e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një tentim kontrabandimi në regjionin e Lipjani. Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës fillimisht kanë identifikuar një automjet që dyshohet se barte mallra kontrabandë. Pas ndalimit të këtij automjeti janë gjetur sasi e konsiderueshme e mallrave (pije joalkoholike) të cilat ishim pa dokumentacion përkatës, respektivisht të kontrabanduara nga Serbia. Pas veprimeve operative zyrtarët e Doganës  gjithashtu kanë arritur të identifikojnë edhe depon ku ishte furnizuar ky automjet dhe me këtë rast edhe aty janë gjetur mallra të kontrabanduara. Sasia totale e mallrave të gjetura është: Pije joalkoolike 3600  litra. Të gjitha mallrat dhe automjeti janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse’, thuhet në njoftimin e doganës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)