Tetë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

  • A.P /
  • 14 August 2022 - 09:07
Tetë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri

Në mëngjesin e së dielës, një person i armatosur ka hapur zjarr në një autobus pranë qytetit të vjetër të Jerusalemit. Të plagosur kanë mbetur tetë izraelitë, ndërsa sipas zyrtarëve të spitalit dy prej tyre përfshirë edhe një grua shtatzënë janë në gjendje të rëndë.

Gruaja shtatzënë ka lëndime në barka, ndërsa burri ka plagë në kokë dhe qafë.

Të shtënat ndodhën derisa autobusi priste në një parking pranë Murit Perëndimor (Western Wall), i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku hebrenjtë mund të luten.

Të shtënat në Jerusalem pasuan një javë të tensionuar mes Izraelit dhe palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor. Fundjavën e kaluar, avionët izraelitë kryen një ofensivë në Rripin e Gazës duke synuar grupin militant Xhihadi Islamik dhe duke nisur tre ditë luftime të ashpra ndërkufitare.

(Kosova Sot Online)