Osmani – Begajt: Mirë se vini në shtëpi – Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë

  • G.G /
  • 15 August 2022 - 12:02
Osmani – Begajt: Mirë se vini në shtëpi – Kosova i është mirënjohëse Shqipërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj për mbështetjen që ai personalisht dhe Shqipëria ia ka dhënë Kosovës.

“Në emër të gjithë popullit iu jemi shumë mirënjohës për kontributin e dhënë. Mirë se vini në shtëpi”, ka thënë Osmani.

Gjatë konferencës së përbashkët për media, Osmani ka folur edhe për situatën në rajon.

Ajo e ka akuzuar Beogradin që e ndikuar nga Rusia dëshiron destabilizimin e rajonit.

“Shpresoj që Bashkimi Evropian të jetë më i zëshëm në raport me veprimet destabilizuese të Serbisë”, ka thënë Osmani. 

(Kosova Sot Online)