Beogradi i mbledh katër kryetarët e Veriut, bashkë me Petkoviqin i drejtohen opinionit

  • S.A /
  • 16 August 2022 - 12:24
Beogradi i mbledh katër kryetarët e Veriut, bashkë me Petkoviqin i drejtohen opinionit

Ministri i Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, do të shkojë në Beograd sot për t’iu drejtuar opinionin bashkë me kryetarët e katër komunave të veriut. Atje do t’i presë drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë e Kosovës, Petar Petkoviq, i cili pritet që edhe ai t’u drejtohet mediave.

Për këtë ka lëshuar komunikatë vetë zyra e Petkoviqit, transmeton Kossev.

Konferenca për media do të mbahet në sallën e shtypit të qeverisë serbe.

(Kosova Sot Online )