Ky është 25-vjeçari që dyshohet se e theri me thikë në të dyja këmbët të riun në Fushë Kosovë

  • G.G /
  • 18 August 2022 - 11:19
Ky është 25-vjeçari që dyshohet se e theri me thikë në të dyja këmbët të riun në Fushë Kosovë

Media dje raportoi për arrestimin e personit të dyshuar për përleshjen me thika që ndodhi natën e 20 korrikut, ku mbeti i plagosur një 22-vjeçar. Ai u ther me thikë në të dyja këmbët, për çka kërkoi ndihmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, teksa i dyshuari kishte arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes dhe të qëndrojë në arrati për një kohë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u arrestua pas gati një muaji në arrati, është Asllan Bytyqi, 25-vjeçar.

Pas arrestimit, Bytyqi është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

(Kosova Sot Online)