Borell e ngacmon Kurtin gjatë sesionit të fotografisë, flasin për “trupa shtesë” në Kosovë

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 12:00
Borell e ngacmon Kurtin gjatë sesionit të fotografisë, flasin për “trupa shtesë” në Kosovë

Duke shkrepur fotografitë, para nisjes së takimit në Bruksel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e ka pyetur Kryeministrin Albin Kurti për ato që ia ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në takimin e djeshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha dje, njëherë pas takimit me Presidentin serb, Aleksandër Vuciq, tutje pas takimit me Kryeministrin Kurti se NATO-ja do të intervenojë nëse është e nevojshme, duke iu referuar tensioneve të fundkorrikut në veri.

Borrell i ka dëgjuar ato që i ka thënë Stoltenberg dhe shfrytëzoi rastin gjatë fotografimit me Kurtin t’i përmend deklaratat e sekretarit të NATO’s.

Borrell i thotë Kurtit se ka lexuar mediat për ato që ia ka thënë Stoltenberg, për intervenimin “nëse është i nevojshëm”.

Pastaj, shefi i politikës së Jashtme të BE-së, duke qeshur thotë se “ndërhyrja s’do të jetë e nevojshme”.

Kryeministri Kurti i thotë “edhe unë shpresoj ashtu”.

Kjo bisedë e shkurtër u bë para se Kurti të futet në dhomën ku mbahet takimi i tij me Presidentin serb, nën shoqërinë e Borrellit dhe të përfaqësuesit speciale të BE-së për dialog, Mirosllav Lajcakut.

(Kosova Sot Online)