Kurti nën shoqërimin e verës së kuqe mbrëmë takoi veteranin amerikan të gazetarisë

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 12:02
Kurti nën shoqërimin e verës së kuqe mbrëmë takoi veteranin amerikan të gazetarisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë në Bruksel është takuar edhe me gazetarin veteran të New York Times, Steven Erlanger.

Takimin e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.

Siç ka shkruar Bajrami, në këtë takim kanë folur për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

“Mbrëmë, me kryeministrin Albin Kurti dhe legjendën e New York Times Steven Erlanger, kemi folur rreth të shkuarës, të tashmes dhe të ardhmes, jo zyrtarisht”, ka shkruar Bajrami.

(Kosova Sot Online)