Mediat e kontrolluara të Beogradit: Ankth në Bruksel, pritet fjalimi më i rëndësishëm i Vuçiqit

  • E.K /
  • 18 August 2022 - 14:57
Mediat e kontrolluara të Beogradit: Ankth në Bruksel, pritet fjalimi më i rëndësishëm i Vuçiqit

Mediat e kontrolluara nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq raportojnë se në takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel “nuk ka përparim në asnjë çështje”.

“Kurir” dhe “Blic”, të cilat duatrokasin çdo veprim të Vuçiqit, shkruajnë se “Albin Kurti ka refuzuar çdo kompromis”.

“Me ankth po i presim ditët në vijim”, citon “Blici” serb një burim, siç thonë, nga Brukseli.

Këto media shkruajnë se gjatë mbrëmjës apo nesër gjatë ditës, “pitet ndoshta fjalimi më i rëndësishëm i presidentit Aleksandar Vuçiq drejtuar kombit”.

Paraprakisht u raportua se Vuçiqi nga Brukseli e ka caktuar një takim me serbët e Kosovës për të dielën në Beograd.

(Kosova Sot Online)