30,000 vizitorë për tri javë në Prishtinë për Manifestën

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 11:07
30,000 vizitorë për tri javë në Prishtinë për Manifestën

Tri javë pas hapjes më shumë se 30,000 vizita janë bërë në 25 lokacionet ku po shfaqen ekspozitat dhe intervenimet artistike të 103 artistëve pjesëmarrës në bienalen Manifesta në Prishtinë.

Kështu ka bërë me dije Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook.

“Ju prezantojmë vetëm disa nga aktivitetet që organizohen sot dhe nesër, në të cilat mund të merrni pjesë, po ashtu edhe të vizitoni lokacionet e shumta përreth Prishtinës ku janë bërë intervenime artistike”.

Çdo hapësirë e Manifesta 14 Prishtina, qëndron e hapur nga e marta në të diel prej orës 10:00 deri më 20:00.

Të gjitha programet janë falas dhe të hapura për të gjithë.

(Kosova Sot Online)