Burrat në Prizren bëhen llom mes vete për parking, njëri nga ta përfundon me hundë të thyer

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 11:17
Burrat në Prizren bëhen llom mes vete për parking, njëri nga ta përfundon me hundë të thyer

Rrahjet mes personave të ndryshëm në Kosovë shpesh herë ndodhin për arsye banale. E ndër zënkat më të shpeshta janë ato për parkingje, ku shumë qytetarë hasin në telashe me njëri-tjetrin.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Prizren, ku dy burra janë rrahur mes vete pas një mosmarrëveshjeje për parkingje.

Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar njëri nga të dyshuarit, i cili ishte paraqitur si viktimë dhe kishte deklaruar se është sulmuar fizikisht nga një person.

Njësitet policore kishin ftuar për intervistim të dyshuarin tjetër, i cili pasi ishte paraqitur në stacion është vërejtur se ka lëndime të dukshme. Si rrjedhojë atij i është ofruar tretmani mjekësor dhe rezultoi se kishte frakturë në hundë për shkak të përfshirjes në rrahje.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të iniciohet rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’.

(Kosova Sot Online)