Blerim Latifi ironizon pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 12:19
Blerim Latifi ironizon pas rrëzimit të Dritan Abazoviqit

Analisti politik dhe profesori Blerim Latifi, ka ironizuar pas rrëzimit të kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Abazoviq është rrëzuar nga partia e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, (DPS), pasi ai kishte nënshkruar një marrëveshje bazë me Kishën Ortodokse Serbe atje. 

Për këtë Blerim Latifi ka pyetur se çfarë do të bjënë snobat kozmopolitan tani pasi humbi Abazoviqi.

Ai e ka quajtur Abazoviqin kryesharlatan i Ballkanit Perëndimor.

“Çka bëjnë tash more këta snobat e kozmpolitizmit dhe antinacionalizmit, pasi e humbën yllin e tyre politik, kryesnobin e kryesharlatanin e Ballkanit perëndimor, Abazoviqin?”, ka shkruar Latifi në llogarinë e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)