Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 20 August 2022 - 12:28
Rrezarta Krasniqi tregon arsyen pse Kosova ende nuk ka marrë liberalizimin e vizave

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qeveria Kurti është fajtore për ngecjen e liberalizimit të vizave.

Krasniqi theksuar se kryeministri Albin Kurti, përmes mënyrave të ndryshme e ka ndaluar procesin e demarkacionit pas të cilit do të ndodhte liberalizimi i vizave.

“Kosova i ka plotësu kriteteret për liberalizimin të vizave që në vitin 2015-2016, por janë pikërisht këta politikanët që sot janë në udhëheqje të shtetit të cilët e kanë ngecë këtë proces, sepse ne jemi kanë në pako me Gjeorgjinë dhe Ukrainën për liberalizimin e vizave është pikërisht kryeministri jonë Albin Kurti i cili me gjithçka çka ka pas e ka ndalu procesin e demarkacionit me protesta me gaz lotsjellës.

Kjo ështe pengesa që ne sot e vuajmë pikërisht nga kryeministri edhe nga disa krerë të tjerë të shtetit që e kanë pengu procesin e liberalizmit të vizave”, është shprehur Krasniqi.

(Kosova Sot Online)