Nënkryetari i Komunsës së Prishtinës pyet qytetarët sesi të zgjidhet problemi me qentë endacakë

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 09:09
Nënkryetari i Komunsës së Prishtinës pyet qytetarët sesi të zgjidhet problemi me qentë endacakë

Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.

Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.

“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.

Qentë endacakë janë një nga problemet e kryeqytetit.

Shpesh janë raportuar edhe sulme ndaj qytetarëve të cilat kanë përfunduar me lëndime.

Zgjidhja e këtij problemi ishte premtim i secilit kandidat për kryetar të Prishtinës, përfshirë edhe i Përparim Ramës që tash është në pushtet. 

(Kosova Sot Online)