Piunët e Vuçiqit: Kurti po kërcënon dhe po bën agresion

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 11:59
Piunët e Vuçiqit: Kurti po kërcënon dhe po bën agresion

Zorana Mihajloviq, zëvendëskryeministre si dhe ministre e Minierave dhe Energjisë, ka thënë se “kryeministri i Kosovës po kërcënon dhe po bën agresion”.

Ajo më pas ka thënë se “Serbia mbetet e përkushtuar për bisedime dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe se patriotizmi më i madh dhe guximi më i madh është ruajtja e paqes dhe stabilitetit”, ka thënë ajo, duke propaganduar.

“Të gjithë jemi të shqetësuar për situatën në Kosovë sepse nga njëra anë keni agresionin dhe kërcënimet e Albin Kurtit, dhe në anën tjetër Serbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili ka vite që përpiqet të arrijë një kompromis. jo vetëm në bisedimet e fundit në Bruksel, ne po bëjmë përpjekje për të ruajtur sigurinë për të gjithë njerëzit, ndërsa në të njëjtën kohë marrim goditje që në fakt janë thirrje për konflikte të armatosura”, ka thënë Mihajloviq.

Serbia njihet për deklaratat viktimizuese, pasi vazhdimisht armatoset dhe njëkohësisht pretendon se po kërcënohet.

(Kosova Sot Online)