Asnjë vdekje, ja sa persona u infektuan me Covid-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 12:01
Asnjë vdekje, ja sa persona u infektuan me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh mbi gjendjen epidemiologjike në vend.

Në njoftim thuhet se janë regjistruar 203 raste pozitive, ndërsa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Sipas MSH-së, në 24 orë janë shëruar 393 persona, ndërsa nuk ka pasur asnjë të vaksinuar.

Aktualisht, në Kosovë janë 3 mijë e 195 raste aktive.

(Kosova Sot Online)