Vuçiq shkon te krerët e kishës për t’iu raportuar për takimin me Kurtin

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 12:05
Vuçiq shkon te krerët e kishës për t’iu raportuar për takimin me Kurtin

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka takuar patriarkun serb Porfirije dhe peshkopin Irinej për t’i njoftuar për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti të enjten në Bruksel.

Vuçiq ashkoi atje pas takimit me përfaqësuesit e strukturave ilegale të tij në Kosovë të dielën.

“Së bashku shprehëm shpresën se si vend dhe popull do të kemi forcën për t’u rezistuar të gjitha presioneve, për të ruajtur emrin dhe mbiemrin serb në Kosovë, si dhe shtetësinë serbe”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Me vete Vuçiq e kishte edhe ministrin e Financave, Sinisha Mali.

(Kosova Sot Online)