I përfundoi karburanti, avioni përplaset në autostradë

  • E.K /
  • 22 August 2022 - 13:42
I përfundoi karburanti, avioni përplaset në autostradë

Një avion i vogël bëri ulje të detyruar në një autostradë në Florida dhe rrëshqiti për dhjetëra metra, pasi piloti nuk e kishte parë nivelin e karburantit, i cili u harxhua ndërsa ishte në ajër.

Remy Colin ishte i vetmi person në bord, i cili shpëtoi mrekullisht me lëndime të lehta pas përplasjes dramatike në Orlando.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes, ku tregohet përplasja tronditëse në rrugën plot me makina në Bulevardin e Universitetit në North Econlockhatchee. /A2CNN

(Kosova Sot Online)