Hapet ditari i aktorit të famshëm, përshkrimet e tij për Titon dhe gruan e tij janë të tmerrshme

  • A.P /
  • 22 August 2022 - 16:46
Hapet ditari i aktorit të famshëm, përshkrimet e tij për Titon dhe gruan e tij janë të tmerrshme

Aktori i famshëm, Richard Burton, kishte qëndruar në Jugosllavi, në fillim të viteve 70’të.  Ai, në ditarin e tij, kishte përshkruar  takimin me Titon dhe gruan e tij, Jovanka, dhe arsyen se pse ky çift nuk e kishte impresionuar.

“Tito dhe Jovanka jetojnë në një luks të pabesueshëm, të pakrahasueshëm me çfarë kam parë deri më tani” ka shkruar aktori i famshëm uelsian.

Burton dhe Elizabeth Taylor kishin shkuar në Brione në vitin 1971. Aty ishin pritur, sic ka shkruar ai në ditarin e tij, një grua me pamje fshatare dhe një burrë me bark të madh.

Ajo ishte sharmante dhe me një buzëqeshje “vrasëse” ndërsa atij (Titos) nuk ia kishte parë syzet për shkak të syzeve të errësuara. Burton ishte shprehur se ishte befasur se si ajo ishte me një trup të bëshëm, ndërsa Tito “i vogël i butë” dhe përveç barkut, i imët. Ai edhe hapat i kishte të shkurtër, ndërsa edhe dora e tij ishte vogël, kisht shkruar artisti i njohur.

 Çifti kishte ardhur në Jugosllavinë e atëhershme për tu përgatitur për rolin e Titos, Beteja e Sutjeskës. Bashkëshortja e tij i kishte bërë shoqëri.

Shoqërimin me Titon, Burton, e kishte përshkruar në ditarët e tij që do të promovohen gjatë këtij muaji në Yale University.

(Kosova Sot Online)