Konsiderohet si aset i Putinit, rusja e arrestuar në uzinën e Gramshit ka “thyer” disa baza në Shqipëri
Svetlana Timofoeva 33-vjeçarja ruse e arrestuar të shtunën së bashku me dy të huaj të tjerë pasi kishin tentuar të hynin në uzinën ushtarake të Gramshit, duke lënduar edhe dy efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, raportohet se është një asset i rëndësishëm për Rusinë.
Të paktën kështu e ka konsideruar edhe eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço.
“Përmenda dje si metaforë dhimbjet e kokës së Kremlinit, por pak kush e kuptoi. Kur ata i konsiderojnë asete ndërhyjnë menjëherë për ti liruar. Dhe në fakt me gjasa ajo po ndodh. Me dhjetra emaile po shkëmbehen dhe disa takime diplomatike po planifikohen, me synimin për të liruar Lanën. Por me një shtet të NATOS do e kenë pothuajse të pamundur. Gjithsesi, Gledisi vajti dje urgjentisht në Elbasan dhe rriti masat e sigurisë në qytet, se ekziston edhe rreziku i ndonjë operacioni nga njësia 29155 e GRU për ti liruar me pahir ose për ti eleminuar. Disa prej tyre vërtiten lirisht në Mal të Zi dhe nuk e kanë të vështirë të penetrojnë në territorin tonë. Kanë tentuar ta bëjnë në 2 raste në Poloni dhe një rast në Lituani. Historia e Qerretit është një ngjarje nga e cila duhet të nxjerrim të gjithë mësime. Çdo opsion është i mundshëm”, shkruan ai.
(Kosova Sot Online)
