E ftuara pret tortën e çiftit: Kujtova se e harruan

  • A.P /
  • 22 August 2022 - 17:08
E ftuara pret tortën e çiftit: Kujtova se e harruan

Një video epike është filmuar në një dasmë, ku një prej të ftuarave çohet dhe pret një copë nga torta e çiftit, pasi mendoi se kishin harruar ta shërbenin.

Vajza e quajtur Hailey shihet në video, teksa me vetëbesim fillon të presë dhe të hajë një prej simboleve kryesore të ceremonisë martesore të një çifti.

E urrej veten. I kërkoj falje nuses dhe dhëndrit”, shkruan Hailey për videon që është parë miliona herë në rrjetet sociale.

(Kosova Sot Online)