Dështimi për marrëveshje në Bruksel dhe afrimi i 1 shtatorit, Hill i shkon në zyrë Vuçiqit

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 11:30
Dështimi për marrëveshje në Bruksel dhe afrimi i 1 shtatorit, Hill i shkon në zyrë Vuçiqit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Kill.

Ky takim vjen, një javë para 1 shtatorit – datë kur në fuqi do të hyjë vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targa.

Më 31 korrik, kishte tensione në Veriun e Kosovës, serbët lokalë bllokuan rrugët që çojnë në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Përkundër kësaj, Vuçiq thotë se “duan ta ruajnë paqen dhe stabilitetin”.

”Një bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadoren Hill për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel. Përsërita qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

E ambasadori Hill nuk është deklaruar ende. 

(Kosova Sot Online)