Nusja vjedh bagazhin e të fejuarit dhe zhduket ndërsa prisnin fluturimin për në dasmën e tyre

  • E.K /
  • 23 August 2022 - 13:56
Nusja vjedh bagazhin e të fejuarit dhe zhduket ndërsa prisnin fluturimin për në dasmën e tyre

Dëshmitarët e rastit të nuses së zhdukur kanë folur pasi një dhëndër mbeti i shkatërruar nga ajo që mund të ketë qenë një mashtrim i përpunuar.

Policia u thirr për të hetuar incidentin pasi gruaja u largua nga një aeroport i Londrës, duke marrë me vete gjërat e partnerit të saj.
Nusja e arratisur i vodhi dhëndrit valixhet dhe rreth 7000 dollarë vetëm disa ditë para dasmës.

Stafi i aeroportit raportoi se dhëndri teksa po kontrollonte për fluturimin e çiftit u shfaq i gëzuar dhe u shpreh i emocionuar për dasmën e tyre të ardhshme në Itali.

Por duket se nusja nuk e kishte në plan të martohej me të por kishte ndërmend të thera gjëra.

Kur çifti po priste fluturimin e tyre dhëndri e la nusen vetëm me gjërat e tij dhe ai shkoi të përdorte banjën.
Nusja e pa këtë si një shans për të kaluar në bagazhin e partnerit të saj.

Pasi dhëndri vuri re se nusja i kishte vjedhur gjërat e tij,kuptoi se nuk ishte e vetmja gjë me vlerë që i mungonte.
Dhëndri i kishte dhënë më parë të fejuarës së tij 7000 dollarë të cilat ishin menduar të përdoreshin për dasmën, por sigurisht që ishin vjedhur edhe ato.

Pasi nusja u largua nga vendi i ngjarjes, stafi i aeroportit u vu në kërkim të saj, por ajo kishte marrë një fluturim për të ikur.

(Kosova Sot Online)