Shqiptarët në Luginë maltretohen në forma të ndryshme pa ndërpre, jetojnë nën terrorin e dhunës serbe

Shqiptarët në Luginë maltretohen në forma të ndryshme pa ndërpre, jetojnë nën terrorin e dhunës serbe
Shqiptarët në Luginë maltretohen në forma të ndryshme pa ndërpre, jetojnë nën terrorin e dhunës serbe

Arsim Aziri

  • 23 August 2022 - 07:33

Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri

Është shumë I domosdoshëm koordinimi me aleatët, sidomos me SHBA-të , që duke bashkëpunuar e bashkërenduar ngushtë planin politik, të arrihet deri të marrëveshja e zbatueshme, e detyrueshme për të dyja palët, por gjithmonë duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, sepse kjo është edhe në interesin e aleatëve tonë politik e strategjik.

-Qeveria e Kosovës finalizimin e dialogut natyrisht se duhet ta mbështesë fuqishëm edhe prej diplomatëve përkatësisht deklarimet e tyre në relacion me mbrojtjen e sovranitetit që ata i kanë bërë. Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran dhe çdo marrëveshje që i kërkohet ta arrijë duhet ta trajtoj prej këndvështrimit të një shteti sovran, të një shteti ku burimin e sovranitetit e ka tek populli. Edhe çështja e asociacionit konsideroj se s’duhet të jetë në formë konkrete ashtu siç po kërkohet prej serbëve, madje as në asnjë formë pasi duhet se minon stabilitetin e brendshëm dhe pamundëson zhvillimin normal të shtetësisë.

Por mbase është kërkesë e imediate bashkësisë ndërkombëtare atëherë është e rrugës të përpilohet një draft teorik në mënyrë që funksionimin saj të mos jetë me primesa kontaminuese ndaj republikës sonë, të mos parashihet që të jetë me kompetenca ekzekutive. Pra, masat e reciprocitetit ndaj Serbisë janë të domosdoshme. Nëse Presidenti i Serbisë thotë që duhet dhe nuk mundë të shkojnë në veri, polica e Kosovës, atëherë duhet të krijohet aso situate që edhe policia dhe ushtria e Serbisë nuk mundë dhe nuk duhet të shkojnë në 'Luginën e Preshevës, Bujanovcit,e të Medvegjës' , e të ushtrojnë terror ndaj popullatës shqiptare.

Serbia, në Luginën e banuar me shqiptarë, ka ngritur edhe baza ushtarake dhe policore,dhe popullata shqiptare atje po frikësohet e po maltretohet, duke u detyruar për tu larguar fizikisht, për tu pastruar ato vendbanime etnikisht. Shqiptarët e atjeshëm maltretohen në forma të ndryshme pa ndërpre, jetojnë nën terrorin e dhunës serbe ,nën pretekstin e stërvitjeve policore -ushtarake,me qëllimin e vetëm të shkaktimit të frikës dhe pasigurisë, për ta imponuar detyrimisht nevojën e shpërnguljes. Me këtë strategji veprimi atje po ndodhë pastrimi I trojeve nga banorët shqiptarë, në vend që ata, të përkrahen dhe mbështeten nga shteti, për një jetë më të mire, sikur që po kërkohet edhe për serbët e Kosovës. Ky është shteti fashist i Vuqiçit,i cili po bënë përpjekje te destabilizon rajonin, nën udhëzimet e Putinit rus, prandaj është shumë I domosdoshëm koordinimi me aleatët, sidomos me SHBA-të , që duke bashkëpunuar e bashkërenduar ngushtë planin politik, të arrihet deri të marrëveshja e zbatueshme, e detyrueshme për të dyja palët, por gjithmonë duke respektuar sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës, sepse kjo është edhe në interesin e aleatëve tonë politik e strategjik.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".