Lia e majmunit, një qytetar ndërron jetë teksa ishte me pushime

  • A.P /
  • 23 August 2022 - 14:30
Lia e majmunit, një qytetar ndërron jetë teksa ishte me pushime

Një 50 vjeçar italian ka ndërruar jetë pasi u infektuar me linë e majmunit teksa ishte me pushime në Kubë.

Viktima është Germano Mancini, komandant i stacionit të karabinierëve të Scorze, komuna e qytetit metropolitan të Venedikut.

Lajmi u dha nga Ministria e Shëndetësisë e Havanës më 20 gusht, duke raportuar se ishte rasti i parë i lisë së majmunit i zbuluar në vend.

Kjo ministri në një shënim theksonte:

"Gjatë qëndrimit në Kubë viktima ka qëndruar në një shtëpi me qira dhe ka vizituar vende të ndryshme në provincat perëndimore të vendit. Më 17 gusht ka paraqitur simptoma të përgjithshme dhe më 18 gusht ka shkuar në shërbimin shëndetësor. Gjatë kujdesit të parë mjekësor, simptomat u përkeqësuan dhe kjo kërkonte një transferim urgjent për shtrimin në spital dhe kujdesin intensiv”.

Në ekzaminim, vijon ministria, “u identifikuan lezione të lëkurës që dyshojnë klinikisht për linë e majmunit”.

(Kosova Sot Online)