Rrahu gruan me rrip pas mosmarrëveshjes rreth ditëlindjes së vajzës, kërkohet paraburgim për gjakovarin

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 09:27
Rrahu gruan me rrip pas mosmarrëveshjes rreth ditëlindjes së vajzës, kërkohet paraburgim për gjakovarin

Prokuroria Themelore e Gjakovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin A.J, i cili dyshohet se ka rrahur gruan e tij me rrip.

Sipas Prokurorisë, ai i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes pas një mosmarrëveshje rreth organizimit të ditëlindjes së vajzës së tyre.

“Prokuroria njofton se, më 21.08.2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, ne lidhje me organizimin e ditëlindjes se vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e Prokurorisë:

Gjakovë, 24 gusht 2022 –Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit A.J., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Prokuroria njofton se, më 21.08.2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri A.J., i shkakton lëndime trupore te dëmtuarës, bashkëshortes së tij, S. J., ku pas një mosmarrëveshje të cilën e kishin mes vete, ne lidhje me organizimin e ditëlindjes se vajzës së tyre, i pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

I pandehuri,  me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 22 gusht 2022.

(Kosova Sot Online)