Zbulimi i skandalit në “Prishtina Parking”, Prokuroria Speciale duhet të hetoj lidhjen e Shpend Ahmetit edhe të Dardan Sejdiut me krimin e organizuar

Zbulimi i skandalit në “Prishtina Parking”, Prokuroria Speciale duhet të hetoj lidhjen e Shpend Ahmetit edhe të Dardan Sejdiut me krimin e organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 24 August 2022 - 07:35

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

“Prishtina Parkingu” është e ideuar e formuar gjatë kohës së Shpend Ahmetit dhe mentorit te krimit te organizuar Dardan Sejdiut, kur i është përcaktuar edhe mënyra afatgjate e funksionimit dhe menaxhimit, që lë shume për të dyshuar se është dizajnuar për të përfituar materialisht një grup njerëzish të lidhur ngushtë me ish-kryetarin dhe vartësit e tij, grup që vjen nga nëntoka e krimit të organizuar.

-Qeverisjet komunale në kohërat para zgjedhore, po premtojnë se do ti luftojnë të gjitha veprimet paraprake kriminale të ish qeverive që më parë ishin në pushtet, si dhe do ti luftojnë të gjitha llojet e krimeve në përgjithësi gjatë mandatit të tyre mbasi do ti fitojnë zgjedhjet, dhe në praktikat kur po i fitojnë zgjedhjet, po i harrojnë ato premtime dhe sikur të mëparshmit po fillojnë qeverisjet e tyre me mangësi të tëra e sidomos me vepra jo të pastërta.

Një fakt i tillë i instalimit të krimit, tash sikur po zbulohet me plot skandale edhe me ndërmarrjen e re komunale Prishtina Parking, që është një skandal tjetër i ri i trashëguar për qeverinë e re komunale, nga ish-qeverisja e korruptuar dhe e tej kriminalizuar e Shpend Ahmetit dhe grupit te tij kriminal për dy mandate, pas atij me ndërmarrjen Publike Banesore. Edhe këtë skandal me “Prishtina Parkingun”, duhet ta heton dhe kallëzon penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës e cila deri më tani ka bërë vetëm avokatinë ndaj ish grupit në ish-qeverisjen komunale të Prishtinës për më shumë se 8 vite në pushtet.

Prishtina Parkingu është e ideuar e formuar gjatë kohës së Shpend Ahmetit dhe mentorit te krimit te organizuar Dardan Sejdiut, kur i është përcaktuar edhe mënyra afatgjate e funksionimit dhe menaxhimit, që lë shume për të dyshuar se është dizajnuar për të përfituar materialisht një grup njerëzish të lidhur ngushtë me ish-kryetarin dhe vartësit e tij, grup që vjen nga nëntoka e krimit të organizuar.

Prishtina Parking është bërë tema debati edhe në asamblenë komunale të Prishtinës, mes pozitës dhe opozitës, lidhur me një ish-tender prej 750 mijë eurosh që po e trazon komunën edhe tani. Nga ndërmarrja “Prishtina Parking” kanë thënë se kontrata publike për menaxhimin e parkingjeve publike, e cila ngjalli reagimin e opozitës dhe pozitës në Prishtinë, është e bazuar në ligj. Sipas kontratës së vlefshme 750 mijë euro të cilën “Prishtina Parking” e kishte lidhur me kompaninë INT Class Marketing, ndërmarrja publike kishte thënë se kompania fituese ka pasur ekskluzivitet në shërbimet e kërkuara.

Sipas “Prishtina Parking” kompania INT Class Marketing e ka instaluar sistemin softuerik të ndërmarrjes, kësisoj edhe ka rrjedhë kontrata për menaxhimin e parkingjeve publike?!!! Ky është tash për tash një element për dyshim të bazuar që duhet përdorë nga Prokuroria speciale e Kosovës për ta hetuar një lidhje të fortë interesi kriminal që e ka instaluar në mandatin e kaluar Shpend Ahmeti dhe klani i tij kriminal, që përmes kësaj kompanie të krijojnë edhe bazën afatgjatë për të zhvatur dhe përfituar, duke e shfrytëzuar kështu tani ndërmarrjen private te tyre Prishtinas Parking si një ndërmarrje të tyre gati të privatizuar për llogari te tyre.

Sipas kritereve të tenderit, për shfrytëzim trevjeçar, ka të planifikuar shumën e përfitimit vjetore prej 250 mijë euro në vit. “N.P.L “Prishtina Parking” SH.A. ka iniciuar këtë procedurë duke u bazuar në ligjin e Prokurimit Publik të Republikës së Kosovës në Nenin 35.2.1 (ii). Kjo për shkak se Autoriteti Kontraktues është në marrëdhënie kontraktuale me Operatorin Ekonomik INT CLASS MARKETING i cili ka kontratë për shërbime lidhur me softuerin për N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. Kjo kontratë është planifikuar për tre vite, nga 250,000 euro për vit”, thuhet në një përgjigje të “Prishtina Parking” pas shpërthimit të skandalit në media dhe debatit në asamblenë komunale,

Krye asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Asamblenë e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka ngritur dyshime për ligjshmërinë e tenderit 750 mijë eurosh të “Prishtina Parking”, duke thënë se kompetencat e shërbimeve që ka kontraktuar ndërmarrja me këtë tender, janë kompetenca që i takojnë ekskluzivisht Policisë së Kosovës dhe jo një kompanie private që përfiton në emër të atyre shërbimeve. “Kontrata e “Prishtina Parking” me një operator ekonomik, për ofrimin e disa shërbimeve është puro e paligjshme. Në kontratë janë të përfshira kompetenca që janë ekskluzivitet i Policisë së Kosovës. Andaj, kjo kontratë duhet anuluar”, ka deklaruar asamblisti Gëzim Sveçla. Se kjo Ndërmarrje Lokale Publike, e themeluar qëllimisht për përfitime të paligjshme në mandatin e ish kryetarit Shpend Ahmeti, në fund të mandatit të tij të dytë, lë për të dyshuar se ka pasur për qëllim edhe përfitimet e tij afatgjata personale, edhe fakti që në maj të këtij viti, ishte anuluar një tender i vlefshëm 1.5 milionë euro, i dhënë nga “Prishtina Parking”, pasi në media ishin zbuluar prapaskenat e procesit korruptiv. Sipas njoftimit të ndërmarrjes në platformën e-prokurimi, tenderi i vlefshëm 1.5 milion euro të cilin e kishte fituar kompania e sigurimeve “Besa Security”, ishte anuluar për mungesën e një dokumenti.

Projekti do të bënte identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi. Madje është raportuar se për këtë skandal kryetari aktual i Prishtinës fare nuk ka qenë në dijeni, për procedurat e prokurimit të tenderit 1.5 milion eurosh të Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, i cili parasheh implementimin e projektit të vendosjes së kamerave digjitale në trafik. Për më tepër vetë kryetari Rama ishte ndarë i çuditur për formën, për qëllimin dhe për mënyrën e dhënies së tenderit, ku në këtë rast që bëhet fjalë për një tender një burimor, vlera e të cilit është 1.5 milion euro, për çka raportohet se kreu i Komunës është në pritje të sqarimeve për këtë tender nga përfaqësuesit e Ndërmarrjes Lokale Publike “Prishtina Parking”. Këto të gjetura deri me tani mjaftojnë për ta iniciuar një hetim gjithëpërfshirës kundër Shpend Ahmetit dhe veprimeve të tij, e qëllimeve të tij, se si e ka themeluar dhe dizajnuar këtë Ndërmarrje Publike Lokale qëllimisht për përfitime puro kriminale korruptive e afatgjata personale. Organet e luftimit të krimeve dhe të zbulimit të rasteve, edhe pranë këtyre shumë të dhënave të shumta dyshuese nga ana e qytetarëve, është për tu habitur se pse nuk i fillojnë hetimet për këto lloje të krimeve të atyre që i kanë krye, për të cilat ato institucione paguhen nga taksapaguesit e këtij vendi, dhe si të vetmin qëllim e kanë luftimin e krimeve në përgjithësi, prandaj me këto neglizhenca nga ana e tyre, edhe në ato organe po krijohen dyshime, se a mos edhe në krejt këto veprime kriminale, janë të përzier edhe zyrtarët e këtyre institucioneve, që paguhen për luftimin e krimeve, prandaj luftimi i krimeve në përgjithësi duhet të luftohet pamëshirshëm, dhe për këto zbulime të njoftohet opinioni, si sukses i shërbimeve profesionale që i posedon policia e Kosovës, dhe me këto veprime nga ana e institucioneve të luftimit të krimeve, tani te qytetarët do të arrihej një besueshmëri më e madhe , dhe luftimi i krimeve do të ishte me efikas në të ardhmen!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".