Malishevasi gjuan me armë gjatë ahengut, e publikon në rrjetet sociale – policia ia bastisi shtëpinë

  • E.K /
  • 24 August 2022 - 10:11
Malishevasi gjuan me armë gjatë ahengut, e publikon në rrjetet sociale – policia ia bastisi shtëpinë

Një person nga Malisheva më 12 gusht ka shtënë me armë në një aheng familjar.

Por këtë akt e ka publikuar në rrjetet sociale, thotë raporti i Policisë.

Duke qenë vepër penale, atij i është bastisur shtëpia.

Ai ka thënë se armën ia ka dhënë një personit tjetër – që sipas tij “tash gjendet jashtë shtetit”.

Gjatë bastisje së shtëpisë janë gjetur dhe konfiskuar 92 fishekë dhe 15 gëzhoja, mirëpo pistoleta nuk është gjetur.

Me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)