Takimi i fundit midis Kurtit e Vuçiqit tregoi edhe njëherë se sa manipulues ka qenë gjatë tërë kohës Vuçiq në raport me Kosovën

Takimi i fundit midis Kurtit e Vuçiqit tregoi edhe njëherë se sa manipulues ka qenë gjatë tërë kohës Vuçiq në raport me Kosovën
Takimi i fundit midis Kurtit e Vuçiqit tregoi edhe njëherë se sa manipulues ka qenë gjatë tërë kohës Vuçiq në raport me Kosovën

Dr. Hysni Aliu

  • 24 August 2022 - 07:48

Shkruan: ANALISTI-Dr. Hysni Aliu

Mos përkrahja e z. Kurti në këtë kohë nga opozita dhe organizimi i grevave nga sindikatat në një kohë të një beteje për të qenurit shtet, do të thotë radhitje pasive ose aktive në anën e Vuçiqit, dhe kundër Kosovës por edhe kundër 5 vendeve të Quintit është i barabartë me lëshimin e frontit nga ushtarët e lënien vetëm për vetëm të komandantit në betejë me armikun.

-Takimi i fundit i kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti me kryetarin e Serbisë z. Vuçiq në Bruksel, tregoi edhe njëherë se sa manipulues ke qenë gjatë tërë kohës Vuçiq në raport me Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ata që shpresonin që do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë, për të nënshkruar njohjen reciproke, besoj që tani e kanë kuptuar që ai ka qenë vetëm një iluzion i tyre apo mashtrim i popullit për diçka që as s’ka qenë e as nuk është afër, as tani pas po thuajse edhe 2 pas dy viteve.

Siç po duket në Bruksel Vuçiq deri me tani ka folur për fshesa e këta tanët për lisa, po gjithmonë duke ju dhënë shpresën e rrejshme naivëve se diçka do të ecë në drejtimin që Kosova e dëshiron. Të njëjtën tentoi ta bënë edhe kësaj herë me z. Kurtin, duke i kërkuar që të merren vesh për punë të vogla e pastaj ndonjëherë kur të piqen kushtet të flasin për gjëra të mëdha, por kjo fore që ju shit për 10 vite me qeveritarët e kaluar, nuk ju shit kësaj here tek z. Kurti. Siç kam shkruar në shkrimet e mia, z Kurti do ia zbuloj fytyrën e vërtetë Vuçiqit dhe Serbisë, e ajo po ndodhë çdo herë kur po negociohet diçka në lidhje me raportet Kosovë Serbi. Bisedimet e fundit në Bruksel, zbuluan edhe një çështje, e ajo është bashkëpunimi i disa njerëzve në Kosovë me strukturat kriminale të Vuçiqit. Shpallja e grevës në arsim, pikërisht në ditën kur Vuçiq kërcënon Kosovën, me ushtrinë e vetë. Edhe opozita e Kosovës, me heshtjen e saj në këtë situatë kritike, po tregon se kujt i ka shërbyer deri më tani. Populli duhet ti mbaj mend këto veprime të sindikatës dhe mosveprime të opozitës.

Mos përkrahja e z. Kurti në këtë kohë nga opozita dhe organizimi i grevave nga sindikatat në një kohë të një beteje për të qenurit shtet, do të thotë radhitje pasive ose aktive në anën e Vuçiqit, dhe kundër Kosovës por edhe kundër 5 vendeve të Quintit është i barabartë me lëshimin e frontit nga ushtarët e lënien vetëm për vetëm të komandantit në betejë me armikun.

Nga konferenca e fundit e Vuçiqit në Beograd, më ranë në sy dy çështje; E para ishte përmendja e jetës së ushtarëve të KFORI-it, që ishte një kërcënim direkt për paqeruajtësit e NATO- s nëse ata tentojnë ti zhbllokojnë rrugët në veri gjë e cila më shqetësoj shumë. Dhe e dyta, ishte insistimi Vuçiqit për mos pranimin e reciprocitetit për dokumente dhe tabela automjetesh për serbët në veri. Përse është interesant kjo e fundit. Normalisht, serbët e veriut kanë dokumentet e Republikës së Kosovës, ose mundë ti sigurojnë ato brenda një jave, por problemi duhet të jetë që veriu i Kosovës, gjatë 20 viteve të fundit është populluar me serb nga Serbia, e si rrjedhoje ata nuk mundë të marrin dokumente të Republikës së Kosovës, sepse janë vendosur aty në mënyrë ilegale dhe ju përkasin strukturave kriminale serbe.

Pra Vuçiq po tenton të ju bëjë qarën kolonëve dhe kriminelëve serb e jo serbëve që kanë qenë dhe janë banor të veriut dhe janë lojal ndaj shtetit të Kosovës. Unë besoj që për kolonizimin e veriut të Kosovës me serb nga Serbia duhet të flitet hapur, me emra e me numra, në mënyrë që Vuçiqit ti dalin në fushë planet kriminale për shpopullimin e veriut nga shqiptarët dhe kolonizimin me serb nga Serbia. Qeveria e Kosovës, duhet të punoj shumë me popullatën shqiptare në jug dhe veri por edhe me popullatën serbe edhe në jug edhe në veri, që të ulen tensionet duke i informuar të dy palët që beteja me Vuçiqin nuk ka të bëjë me serbët e Kosovës as në veri as në jug, por ka të bëjë me strukturat kriminale të Serbisë që janë instaluar në Kosovë.

Qeveria, duhet të ketë të gatshëm planin e evakuimit të popullatës serbe e shqiptare nga zonat e mundshme të konfliktit në veri, dhe këtë duhet ta bëjë FSK me EULEX-in, dhe populli shqiptarë duhet të tregoj zemërgjerësi dhe mbrojtje edhe për serbët që rastësisht do të mund të detyrohen të largohen nga konflikti në veri. Nuk janë fajtor fëmijët, gratë dhe burrat e pleqtë serb, për atë që Vuçiqi ua imponon, dhe as kriminelët serb kurrë nuk duhet të identifikohen me popullin serb që jeton anë e mbanë Kosovës, duke përfshirë edhe veriun e Kosovës. FSK që tani duhet të punoj me popullin shqiptar në jug për ndonjë situatë të mundshme konflikti me Serbinë dhe reagimin e mundshëm të shqiptarëve në raport me fqinjët e tyre serb. Për dikën që e lexon këtë shkrim, do të tingëllon idiotizëm e për dikë çmenduri, por unë e di dhe jam i sigurt që kjo që po e shkruaj është gjëja më e mirë dhe shërbimi më i mirë që mundemi ne shqiptaret ti bëjmë shtetit të Kosovës dhe vlerave humane e demokratike në botë.

Ne gjithmonë kemi ndihmuar më të dobëtit e tani edhe një herë duhet të tregojmë që jemi popull fisnik, që dallon armikun nga popull apo njerëzit e rëndomtë. Në rast nevoje, ne duhet ti hapim dyert për secilin njeri e familje të pafajshme, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare apo nacionalitetit. Kjo do të shkruhej me shkronja të arta në historinë e kombit shqiptare dhe historinë e kombeve të botës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".